Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, në takimin e parë të këtij të fundit që nga marrja e detyrës. Biseda u përqendrua te mundësitë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në mbrojtje dhe siguri.
Maqedonci njoftoi se e falënderoi diplomatin për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës për Kosovën, me theks të veçantë në këto dy fusha.
Të lidhura
None found
Në një postim në Facebook, ministri tha se palët shqyrtuan zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, duke vlerësuar akreditimin e atasheut të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Belgjikë. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të letërqëllimit të përbashkët mes dy shteteve, për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mbrojtje.
Maqedonci i uroi Dusaucyt suksese në detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar e zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.







