Për Mbretërinë e Bashkuar, Krishtlindja që lamë pas ishte e para, gjatë së cilës nuk pati zbarkime të reja nga emigrantët.
Autoritetet britanike kanë bërë me dije lajmin duke shtuar se prej 10 ditësh në brigjet e Britanisë së Madhe nuk ka zbritur asnjë emigrant të ri.
Sipas tyre, moti i paqëndrueshëm dimëror mund të ketë ndikuar në ndalimin e prurjeve të reja të emigrantëve në brigjet britanike.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Sekretari i Brendshëm britanik, James Cleverly deklaroi se “nuk pati mbërritje të vogla me varkë gjatë Krishtlindjeve për herë të parë që kur filluan në 2018.
“Mbrëmë, oficerët tanë të Forcave Kufitare dhe partnerët e tyre francezë punuan së bashku për të ndaluar një varkë që nisej në plazhet.
Ata kanë luajtur një rol vendimtar në shkurtimin e vendkalimeve me 35%”,- shtoi ai.
Mediat raportojnë se më 16 dhjetor ishte grupi i fundit prej 55 emigrantësh i cili ka zbritur në tokën angleze, duke mbërritur me një varkë.
Numri i kalimeve këtë vit është 36% më i ulët në krahasim me këtë kohë të vitit të kaluar.
Në vitin 2022, një rekord prej 45,774 personash mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar, por totali i këtij viti deri më tani është 29,437.