Sistemi VAR do të vendoset në Superligën e Maqedonisë.
Këshilli Drejtues i FFM-së mori vendim për fillimin e procesit për futjen dhe zbatimin e teknologjisë VAR për ndeshjet e Superligës në Maqedoni në përputhje me rregullat dhe procedurat e FIFA-s.
Në lidhje me vendimin e Këshillit të Drejtues të FFM-së për fillimin e procesit për zbatimin e VAR-it në ligën tonë të futbollit, sot në “Shtëpinë e Futbollit”, është mbajtur takim pune nga përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë të udhëhequr nga presidenti, Muamed Sejdini, sekretarja e përgjithshme, Natalia Bozhinovska Ilievska, komisio, anëtarët e parë të Komisionit të arbitrave në FFM dhe përfaqësues të klubeve nga Superliga.
“Me vendim të Këshillit Drejtues kemi filluar procesin e futjes së teknologjisë VAR në elitë. Do të fillojmë kur të jemi gati, duam ta pastrojmë futbollin nga gabimet që ndodhin për shkak të faktorit njerëzor. Ato gabimet kryesore nuk do të ndodhin më, por duhen durim dhe kohë, sepse gjyqtarët duhet të edukohen dhe të dinë të aplikojnë teknologjinë VAR. E dimë se disa situata edhe me ndihmën e VAR-it nuk do t’i kënaqin të gjithë sepse sa herë përfshihet një person është një përshtypje subjektive. Është e rëndësishme që federata të ketë përgatitur një plan, mënyrën e financimit, prokurimin e pajisjeve të nevojshme teknike, gatishmërinë për edukimin e instruktorëve dhe gjyqtarëve të VAR-it, si dhe të gjitha aspektet operacionale të projektit. Objektivisht duhen të paktën gjashtë muaj që sistemi të ngrihet dhe të jetë gati për përdorim, në radhë të parë për shkak të trajnimeve të nevojshme dhe të përcaktuara që duhet t’i nënshtrohen gjyqtarëve dhe operatorëve, por ne do të përpiqemi ta shkurtojmë atë periudhë sa më shumë që të jetë e mundur.” ka thënë presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini. /Telegrafi/