“I kanë ditët e numëruara”, familja e deputetes britanike mes qindrave të bllokuarëve në Gaza

Deputetja e Mbretërisë së Bashkuar, Layla Moran ka treguar se të afërmit e saj janë në mesin e qindra civilëve të bllokuar në një kishë katolike në qytetin e Gazës, ndërsa forcat izraelite veprojnë aty pranë.

Liberal Demokratja thotë se familja e saj është “ditë larg vdekjes” pa ujë apo ushqim.

Anëtarët e familjes së madhe të Morannjë janë gjyshja, djali i saj me gruan dhe binjakët e tyre 11-vjeçarë. Ata janë palestinezë të krishterë që kërkuan strehim brenda kishës pasi shtëpia e tyre u bombardua në javën e parë të luftës.

Ata qëndrojnë në dyshekë së bashku me dhjetëra të tjerë në dhomat e Kishës së Familjes së Shenjtë për më shumë se 60 ditë.

“Nuk jam e sigurt nëse familjarët e mi do t’ja dalin tëmbijetojnë deri në Krishtlindje“, tha zonja Moran për BBC, teksa shton se nuk ka asnjë shpjegim se pse ushtarët izraelitë do të synonin kishën dhe nuk u dërguan paralajmërime apo fletëpalosje për njerëzit që strehoheshin atje.

Ata kanë mbajtur kontakte me zonjën Moran dhe anëtarët e tjerë të familjes në mënyrë sporadike përmes mesazheve dhe thirrjeve në WhatsApp – megjithëse nuk kanë internet dhe energjia është me ndërprerje.

Hamasi depërtoi perimetrin e mbrojtur fort të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 240 – disa prej të cilëve u liruan gjatë armëpushimit të shkurtër.

Ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 18,700 njerëz janë vrarë dhe 50,000 janë plagosur në enklavë që nga fillimi i luftës në Gaza.


Shtuar 17.12.2023 17:15