Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e kontrolleve të kryera gjatë javës që lamë pas.
Policia informon se kontrollet synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.
Me sa duket, numri i shoferëve “të pabindur” ka qenë i lartë në Tiranë, pasi gjatë një jave policia ka vendosur 10,394 masa administrative. Gjithashtu janë bllokuar 19 automjete për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
Gjatë javës që lamë pas
Janë arrestuar 14 shtetas për:
– Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike;
– Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Janë vënë 10,394 masa administrative, disa prej të cilave janë:
– 859 për shpejtësi mbi normat e lejuara.
– 100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
– 33 për përdorim të xhamave të errësuar.
– 70 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.
– 96 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve.
– 26 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
– 211 për parakalime të gabuara.
– 8,640 për parkime të gabuara.
Janë bllokuar 19 automjete për:
– Detyrime të pashlyera;
– Mungesë dokumentacioni
– Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.