Zvicra ka barazuar 3-3 me Bjellorusinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Të parët që shënuan ishin zviceranët me Xherdan Shaqirin. Sulmuesi me origjinë shqiptare realizoi një gol fantastik në pjesën e parë, duke çuar “Helvetët” në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Mysafirët u futën në pjesën e dytë të karikuar dhe ia dolën të përmbysnin llogaritë. Ebong vendosi ekuilibrat, ndërsa më pas Polyakov ktheu gjithçka në favor të bjellorusëve.
Të lidhura
None found
Antilevski thelloi shifrat me golin e tij, pak minuta para fundit. Deri në vërshëllimën përfundimtare, Zvicra nuk u dorëzua dhe vendosi ekuilibrat me Akanji dhe Amdozouni. Zvicra kryeson grupin I me 15 pikë, e ndjekur nga Rumania me 13 pikë dhe Izraeli me 8 pikë.
