Çekët ende të shokuar nga “dushi i ftohtë” në Shqipëri, fitojnë me vuajtje përballë Ishujve Faroe! Si ndryshon renditja (VIDEO)

Republika Çeke ka marrë një fitore me shumë vuajtje përballë Ishujve Faroe, në ndeshjet kualifikuese për kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Mesa duket çekët nuk e kanë marrë ende veten nga “dushi i ftohtë” në Shqipëri, ku u mundën nga kuqezinjtë me rezultatin 3-0.

Çekët edhe pse përballë një kundërshtari të lehtë në letër, kanë arritur të shënojnë vetëm në minutën e 76-të, pas një penalltie të kthyer në gol nga Soucek.

Shikoni golin

Me tre pikët e marra, çekët renditen aktualisht në vendin e dytë të grupi me 11 pikë, dy më pak se kombëtarja jonë shqiptare që ruan kreun e pashqetësuar.

 


Shtuar 15.10.2023 20:07