Italia është zhytur në zi pas tragjedisë së paimagjinueshme në Venecia, ku humbën jetën 21 persona, pas autobusi me të cilin udhëtonin ra nga mbikalimi në shinat e trenit.
Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur drejtuesi i autobusit, për arsye ende të paditura, humbi kontrollin e mjetit dhe ra nga një mbikalim mbi kabllot e hekurudhës elektrike nën urë.
Menjëherë autobusi është përfshirë nga flakët si pasojë e të cilit 21 persona kanë humbur jetën tragjikisht dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, 4 prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.
⚠️ Immagini sensibili
Mestre, uno dei video che giungono dalla zona dell’incidente. pic.twitter.com/02To8lkjGb
— Ultimora.net – BREAKING NEWS (@ultimoranet) October 3, 2023
Sipas gazetës italiane Il Gazzettino, autobusi po transportonte turistë ukrainas, gjermanë, kroatë dhe francezë në një kamping pranë Venecias.
Shoferi, sipas mediave italiane, ishte një italian, 40 vjeç, me shtatë vite përvojë profesionale dhe mësohet se ka tentuar të kontrollojë situatën, por nuk ka mundur të shmangë rënien e autobusit.
Zjarrfikësit dhe shërbimet e ndihmës së parë kanë mbërritur menjëherë në zonë.
Italie : Un bus est tombé d’un viaduc et a pris feu en heurtant le sol à Mestre, dans la commune de Venise.
Au moins 20 morts sont à déplorer selon le maire, qui précise que ce bilan est provisoire.(Rai News) pic.twitter.com/7Zg6U8Snh6
— Neurone Intelligence (@NeuroneIntel) October 3, 2023
“Pashë tym kudo dhe dëgjova njerëzit që bërtisnin për ndihmë”, tha një dëshmitar okular i tragjedisë së autobusit të Venecias.
Sipas ministrit të Brendshëm italian Matteo Piadendozzi, autobusi kishte një motor me gaz natyror dhe distanca që ndan urën nga hekurudha ku ra autobusi ishte rreth 30 metra.
Un’immane tragedia ha colpito questa sera la nostra comunità.
Ho disposto da subito il lutto cittadino, in memoria delle numerose vittime che erano nell’autobus caduto.
Una scena apocalittica, non ci sono parole. pic.twitter.com/APnsQoPMkL— Luigi Brugnaro (@LuigiBrugnaro) October 3, 2023
Kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, shpalli të mërkurën ditë zie në qytetin e tij.
Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim për të përcaktuar rrethanat në të cilat autobusi ra nga ura dhe përfundoi pranë linjës hekurudhore. Automjeti ka marrë flakë dhe shumë pasagjerë që kanë humbur jetën mësohet se janë djegur.
Ky është aksidenti më i rëndë trafiku në historinë e Venecias./albeu.com
Vi sarebbero per ora almeno due morti accertati e una quarantina di feriti nell’incidente del pullman precipitato da un cavalcavia a Mestre. Il tragico bilancio sembra essere destinato a salire Le prime foto tratte da fermi immagini del Tg1 e Tg2 Rai https://t.co/cUObC24Hyf pic.twitter.com/F4AsbA5maJ
— Agenzia ANSA (@Agenzia_Ansa) October 3, 2023