Pas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e ka ulur flamurin në gjysmështizë, në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në veri.
“Në shenjë zie dhe respekti, flamuri i Bashkimit Evropian është ulur në gjysmështizë në ditën e varrimit të Rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në një sulm të tmerrshëm dhe frikacak terrorist. Zemrat tona janë me familjen e tij, të dashurit e tij dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku.
As a sign of mourning & respect, the ?? flag is flown at half-mast on the day of the funeral of @Kosovo_Police Sergeant Afrim Bunjaku, who was killed yesterday in a hideous & cowardly terrorist attack.
Our hearts go out to his family, loved ones, and to the people of #Kosovo. pic.twitter.com/rsDlOhlDgm
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) September 25, 2023