Erald Jonuzi është 37-vjeçari shqiptar që u ekzekutua pak pas mesnate poshtë pallatit ku jetonte në Evosmo të Selanikut në Greqi.
Persona të panjohur i kanë bërë pritë shqiptarit jashtë pallatit ku jetonte, e vranë dhe u larguan nga vendngjarja.
Sapo viktima zbriti nga makina, për të hyrë shkuar në shtëpi, autorët e qëlluan me breshëri plumbash, shkruan protothema.gr.
Erald Jonuzi është personazh i njohur në Korçë, njihet me pseudonimin “Zezaku”. Ka precedentë penale në vitin 2009 në Korçë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.
Policia thotë se shqiptari u vra me pesë plumba. Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com/