S’ka më vend për dyshim! Megi Pojani dhe Endri Çekiçi fotografohen së bashku në Tiranë (FOTO LAJM)

Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi përfliten prej muajsh si çifti më i ri i showbizit shqiptar, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë reagim publik.

Kur dukej se Megi dhe Endri po fshiheshin mirë për të jetuar në privatësi romancën e tyre dhe prej kohësh nuk jepnin shenja për lidhjen, në rrjet u publikuan foto të çiftit në kryeqytet.

Siç edhe e shikoni nga imazhet Megi dhe Endri duken të pashqetësuar në një shfaqje të tyren të zakonshme në Tiranë.

Deri më sot detaje të ndryshme nisur nga ashensori, restorantet e njëjta apo edhe veshjet e futbollistit të përdorura nga Megi kanë dëshmuar se dyshja janë në një lidhje me njëri-tjetrin që prej një viti.

Madje Megi udhëtoi drejt Turqisë për të parë skuadrën e tij Konyaspor-in në derbi ndaj Galatasaray-t. Në këtë ndeshje Endri shënoi golin e barazimit të cilin ia dedikoi partneres së tij, e cila ndodhej e ulur në rresht të parë në përkrahje të tij.

Kjo është hera e parë që ata janë fotografuar bashkë.


Shtuar 27.07.2023 09:44