Euro po thyen dita ditës rekordet negative në raport me lekun duke u përballur me një situatë të pazakontë në treg. Në fakt KURRË nuk kishte ndodhur ndonjëherë që euro të zbriste poshtë 110 lekëve dhe jo më t’i aftrohej kufirit të 107 lekëve siç ka ndodhur sot.
Banka e Shqipërisë raportoi pak më parë se një euro u ble sot me mesatarisht 107.40 lekë dhe u shit mesatarisht me 107.84 lekë duke shënuar një kurs me lekun si asnjëherë më parë që prej fillimit të përdorimit të saj.
Euro është në rënie te lirë prej disa muajsh, gjë e cila u përshpejtua gjatë fushatës zgjedhore.
Kjo situatë ndihmon tëgjithë ata që të ardhurat i kanë në lekë dhe shpenzimet në euro dhe godet fortë ata që të ardhurat i kanë në lekë dhe shpenzimet në euro.
Disa ditë më parë euro ra nën 110 lekë dhe tashmë duket se ai ishte kufiri psikologjik dhe tani rënie vijon nga ora në orë.
Arsyet kryesore të rënies së euron lidhen me sasinë e madhe të monedhës europiane në treg për shkak se vendi është kthyer në një parajsë të pastrimit të parave, por edhe për shkak të nisjes së sezonit turistik. /albeu.com