Ish-president dhe ish-kryeministër, Berisha tregon sa i është shtuar pasuria

Ish-Kryeministri Sali Berisha nmbrëmjen e sotme i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ka komentuar sërish deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili e ka shpallur ‘non grata’ në SHBA.

Berisha teksa ka analizuar tekstin e deklaratës së Blinken, tha se akuzat i bëhen për kohën kur ka qenë Kryeministër dhe pasi është larguar nga detyra.

Më tej ish-Kryeministri tha se në 30 vite politikë ai nuk ka shkuar asnjë pasuri, përveç 34 metrave katrorë shtëpi.

“Deklarata është absolutisht pa asnjë bazë. Do e marrim rresht për rresht. Është në mënyrë absolute pa asnjë bazë. Kurrë nuk ka patur Sali Berisha akuzë për keqpërdorim të fonde publike. Kjo është për të dyja periudhat, kur kam qenë Kryeministër dhe më pas. Por të marrim kohën kur kam qenë Kryeministër, nuk ka pasur asnjë deklaratë për keqpërdorim fondesh.

Absurdi shkon deri aty ku thotë se pasuron aleatët. Aleatët pasurohen kur pasuron veten. Unë nuk mund të kuptojë kurrë një njeri që pasuron aleatët dhe jo veten. Ka nonsens aty se nuk kanë asnjë të dhënë. Sali Berisha sot pas 30 vitesh ka pasuri të shtuar 30 metra katror shtëpi dhe ka pasuri që janë të deklaruara. Nuk ka pasuri të tjera as në Shqipëri dhe në botë. Kush do që i gjen i ka të falura dhe unë mbaj përgjegjësi”, tha Berisha.

Më tej ka komentoi dhe pjesën e deklaratës së Blinken që shprehej se Berisha ka pasuruar dhe aleatët e tij politikë.


Shtuar 20.05.2021 22:07