Çfarë po ndodh në Serbi? Një 13-vjeçar paralajmëron një tjetër masakër

Çfarë po ndodh në Serbi? Një 13-vjeçar paralajmëron një tjetër masakër

Nuk kanë fund tmerret në Serbi. Mediat serbe raportojnë se një 13-vjeçar ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram një mesazh shqetësues me përmbajtje kërcënuese, ku njofton se do të bëjë masakër.

“Këtë masakër do ta përsëris të premten”, shkruan djali në rrjetet sociale.

Mësohet se ai është nxënës i shkollës fillore “Nada Popoviç” në Krushevc. Sipas informacioneve, prokuroria kompetente si dhe Qendra për Punë Sociale (QSHSR) janë njoftuar menjëherë për të marrë masa.

Masakrat e njëpasnjëshme në Serbi

Në Beograd, katër nxënës dhe një roje shkolle u vranë nga djali Kosta Keçmanoviç (13 vjeç) në sulmin e përgjakshëm në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar“. Vetëm dy ditë më vonë, Uros Blazic vrau tetë persona afër Mlladenovcit. I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion.


Shtuar 7.05.2023 17:41