Prej 20 ditësh të zhdukur, “Koçoles” iu instalua një aplikacion i dyshimtë në telefon, lëvizte me “S Class” luksoz

Edhe pse janë zhdukur prej 20 ditësh, policia nuk ka ende asnjë pistë zyrtare për fatin e Leonard Thodhorit i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovarit.

Mësohet se Koçolja është thirrur në një lokal pak para zhdukjes, ku i është instaluar në telefon një aplikacion me qëllimin që të fliste me një person dhe telefonata të mos përgjohej ndërsa ka marrë edhe një pagesë prej 200 eurosh.

Edhe vetë familjarët e “Koçoles” pretendojnë se ai më parë ka pasur një telefon të thjeshtë, ndërsa tashmë përdorte një Smartphone dhe me familjarët përdorte aplikacionin “Ëhatsapp”.

Nuk dihet arsyeja pse ai është shpërblyer me këtë shumë parash. Po ashtu mësohet se ai ka pasur konflikt me disa persona të cilët dyshohet se kanë gisht në zhdukjen e tij.

“Koçolja” nuk dërgonte shumë të ardhura në shtëpi, por kohët e fundit kishte rënë në sy pasi kishte filluar të lëvizte me një automjet luksoz “Mercedes-Benz” S Class.

Dy personat janë zhdukur prej 6 prillit. Që prej asaj dite nuk ka ende asnjë pistë zyrtare. Dyshohet se ata janë ekzekutuar dhe trupat e tyre janë varrosu./albeu.com/