Dalin nga shinat dy trena në Zvicër, të paktën 12 të plagosur

Dy trena në rrjetin rajonal hekurudhor të Zvicrës dolën nga shinat disa kilometra larg njëri-tjetrit, duke plagosur të paktën 12 pasagjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë, tha policia në kantonin e Bernës.

“Ka shumë të plagosur”, tha zëdhënësja e policisë Florina Schenk.

Deri më tani autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa pasagjerë ishin në dy trenat.

Nëntë të rritur dhe tre fëmijë u plagosën në Biren zum Hof, 20 kilometra nga Berna, sipas zëdhënëses së policisë lokale Magdalena Rast.

Autoritetet nuk janë në gjendje të shpjegojnë shkaqet e daljeve të njëpasnjëshme nga shinat. Sipas kompanisë hekurudhore RBS, erërat e forta të stuhisë që përfshijnë sot Zvicrën ka të ngjarë të fajësohen për aksidentin e dytë.

Në daljen e parë nga shinat, makinat e fundit të trenit “u përkulën në të djathtë”, tha Schenck.

Në kohën e daljes nga shinat në Biren zum Hof, një stacion meteorologjik i vendosur në qytetin fqinj të Koppigen regjistroi një shpërthim ere prej 136 km/h, sipas Meteonews.

Zvicra është e famshme për rrjetin e saj të dendur hekurudhor dhe shumë njerëz zgjedhin të udhëtojnë me tren për të admiruar peizazhet në Alpe ose për të gjetur veten brenda trenave unikë që ngjiten në shpatet e maleve. Aksidentet e trenave nuk janë të rralla, por zakonisht nuk shkaktojnë shumë viktima.

Në vitin 2021, gjithsej tetë persona u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën në aksidente të ndryshme treni, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave. Dhe, megjithëse përdorimi i këtij mediumi është rritur, numri i viktimave në aksidentet hekurudhore ka ardhur duke u ulur vazhdimisht në dekadat e fundit. /albeu.com


Shtuar 1.04.2023 08:21

Tags: ,