Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti familjar, kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre.
I dëmtuari 38-vjeçari me inicialet A. M., banues në Vlorë, aktualisht ndodhet në kujdesin mjekësor në spital.
Të shpallur në kërkim janë shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Kot.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/