Sekuestrohen 23 kg kokainë në portin italian, ku ishte destinacioni i drogës me vlerë 4 milionë euro

VENECIA– Janë sekuestruar 23 kilogram kokainë, të gjetura në një anije mallrash me flamur maltez. Anija erdhi nga Dezi i Zi dhe mbërriti në portin Italian të Marghera.

Operacioni u krye nga Zyra Kufitare në Portet Detare dhe Portuale të Policisë së Shtetit dhe nga Guardia di Finanza me mbështetjen e Agjencisë së Akcizave të Doganave dhe Monopoleve.

Droga u gjet në bordin e një anije mallrash me flamur maltez, e ardhur nga Deti i Zi, e destinuar për transportin e mallrave dhe e ankoruar në Portin Tregtar të Marghera, pasi kishte prekur portet e Turqisë dhe Greqisë.

Kërkimet e hetuesve bënë të mundur gjetjen, me mbështetjen e njësive të qenve, të 22 pakove kokainë me peshë 23 kilogramë. Droga, nëse do të hidhej në treg, do t’u kishte sjellë një fitim prej 4 milionë eurosh./Albeu.com/


Shtuar 5.03.2023 12:25