Udhëheqësi i partisë në pushtet polak, Jaroslaw Kaczynski dhe anëtari i partisë opozitare Radek Sikorski kanë zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë duke rënë dakord të paguajnë 50,000 zloty ose 11,500 dollarë si një donacion për të mbështetur ushtrinë e Ukrainës.
Kaczynski ishte urdhëruar t’i paguante Sikorskit më shumë se 162,000 dollarë në një rast shpifjeje për komentet që ai bëri për Sikorskin në vitin 2016 në lidhje me rrëzimin e avionit të vitit 2010 pranë Smolensk, Rusi, që vrau vëllanë e tij dhe 95 të tjerë. Sikorski ishte ministër i Jashtëm në kohën e fatkeqësisë dhe tani është anëtar i Parlamentit Evropian dhe një kritik i hapur i qeverisë.
Associated Press raporton se Kaczynski tha se dënimi i gjykatës ishte aq i lartë sa ai do të duhej të shiste shtëpinë e tij për ta paguar atë, dhe Sikorski u përgjigj duke thënë se ai besonte “se dënimet për shpifje duhet të jenë të rënda, por jo shkatërruese”.
Të dy ranë dakord që shuma më e vogël t’i dhurohej Ukrainës dhe Sikorski tha se e pranoi atë formë faljeje, duke u shpreur i kënaqur që u gjet një zgjidhje patriotike.
“Sot Ukraina po lufton për pavarësinë dhe lirinë e saj, por edhe për sigurinë tonë. Ne e mbështesim dhe do ta mbështesim. Meqenëse pagesa për të mbështetur fondin për Forcat e Armatosura të Ukrainës mbyll mosmarrëveshjen time të diskutueshme me Sikorski, unë e bëj këtë me kënaqësi”, Kaczynski.