Shoqërohet nga policia 55-vjeçari në Lushnjë, qëlloi me armë gjahu kur ishte i dehur

Një 55-vjeçar është shoqëruar nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur, ndërsa arma e zjarrit ishte me leje dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu.

 

 

Arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com


Shtuar 1.02.2023 15:22