30 mijë euro ora dhe 11 mijë euro çanta, kjo veshje e përditshme e Kidës kap shifrën marramendëse (FOTO LAJM)

Pas projekteve të tyre, jeta e përditshme e VIP-ave përbën mjaft interes për publikun. Veshjet e tyre janë mjaft të komentuar e sidomos kur ato kapin shifra “të çmendura” si kjo e fundit e këngëtares Kida.

Ka qenë faqja “shqip closet” që i ka bërë së fundmi një llogari një veshje të përditshme të Kidës që kap shifrën e 50 950 euro.

Një nga një, Kida ka veshur një xhaketë të markës “Louis Vuitton” që kushton 6 mijë euro.

Vathët e saj janë të firmës “Cartier” dhe kushtojnë 380 euro, derisa edhe unaza që ka vënë është e po kësaj firme, por që kushton shumë më shtrenjtë, saktësisht 1 mijë e 920 euro.

Në këtë foto, Kida mban edhe një orë Rolex, vlera e së cilës sillet mbi 31 mijë euro.

Luksoze është edhe çana e këngëtares,e firmës “Hermes Kelly”. Kjo çantë, sipas “shqip closet” kushton 11 mijë euro.


Shtuar 13.01.2023 08:58