Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë kryer 1.494 teste prej të cilave rezultojnë pozitive 49 persona.
Gjithashtu kanë humbur jetën 2 persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë dhe 2.213 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.102