Michael Ballack infektohet me Covid-19: Fatkeqësisht jam në karantinë, ndjehem mirë

Ish-kapiteni i Kombëtares së Gjermanisë, Michael Ballack është infektuar me virusin, Covid-19.

Gjatë një konference për shtyp, ish-lojtari i Chelseat tregoi se është i infektuar.

“Fatkeqësisht unë jam në karantinë. Më kapi! Ndjeva simptoma të gripit. Tani jam mirë”, ka thënë Ballack.

Ballack do të jetë si analist në MagentaTV gjatë Kampionatit Europian ‘EURO20’.


Shtuar 11.05.2021 15:07