IPK verifikon veprimet e Policisë në rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetime dhe verifikime për mënyrën se si Policia e Kosovës ka trajtuar raportimet e bëra nga e ndjera Arlinda Zekaj.

Ky proces po zhvillohet me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe synon të sqarojë në mënyrë të plotë procedurat e ndjekura dhe veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të rasteve të saj.

Të lidhura

None found

Hetimi do të përfshijë shqyrtimin e mënyrës së pranimit, regjistrimit, vlerësimit dhe trajtimit të çdo raportimi, si dhe verifikimin nëse zyrtarët përgjegjës kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme.

Autoritetet do të vlerësojnë nëse Policia ka vepruar në përputhje me ligjet dhe procedurat në fuqi. Në rast të evidentimit të shkeljeve apo mangësive, do të shqyrtohen edhe përgjegjësitë e mundshme individuale ose institucionale.

IPK-ja njoftoi se trajtimi i kësaj çështjeje do të vijojë në bashkëpunim me institucionet kompetente të drejtësisë, me synimin që procesi të jetë profesional, i paanshëm dhe gjithëpërfshirës.


Shtuar më 26.10.2026 19:14