Kryeministri Edi Rama ka thënë se mbledhja e qeverisë shqiptare me qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka qenë produktive, teksa përmendi edhe marrëveshjet e nënshkruara.
Në një konferencë të përbahskët me homologun maqedonas, Rama tha se aktet e dakordësuara krijojnë një infrastrukturë komplekse në funksiojn të rritjes së ndërveprimit mes palëve.
“Kemi pasur një mbledhje produktive, kemi finalizuar 21 akte të dakordësuara në një proces ndërveprimi intensiv, pjesë e punës organike të qeverive tona që janë në ndërveprim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën. Kemi dakordësuar edhe 3 nisma të propozuara nga Artan Grubi që kanë të bëjnë me portin e thatë në Strugë, hapjen e vendkalimit të ri kufitar dhe Korridorin Tetë. Kemi rënë dakord që sa i takon projektit paraprak të portit të thatë, ta marrë përsipër qeveria shqiptare në kuadër të marrëveshjes që ka me kompaninë holandeze.
Besojmë që ne krijojmë një infrastrukturë komplekse në funskion të rritjes së vloumit të ndërveprimit mes shteteve tona gjë që ka qenë edhe qëllimi parësor dhe mbetet qëllimi parësor i Ballkanit të Hapur, por edhe i Porcesit të Belrinit. Takohemi në një moment sfidues për Euroëps, krahun perëndimor të Rusisë, pjesë e të cilit hjemi dhe ne që edhe pse nuk e kemi nisur luftën në Ukraiën, vuajmë pasojat”, tha Rama.