Messi: Kjo është arsyeja pse Guardiola e dëmtoi futbollin (VIDEO)

Leo Messi ka respekt të pakufizuar për Pep Guardiolën.

Sulmuesi i PSG-së ka patur një kontakt të gjatë me teknikun spanjoll në vitet kur argjentinasi luante për Barcelonën. Në një intervistë për “Universo Valdano”, Messi nuk ka hezituar të lavdërojë trajnerin e Manchester City.

“Ai i bëri shumë dëm futbollit. Mënyra e tij Tiki-Taka ishte shumë e suksesshme dhe të gjithë tentuan ta kopjonin atë. Guardiola ka diçka të veçantë për të parë ndeshjet, përgatitjen e tyre dhe komunikimin e tyre”, është shprehur Messi.

Pep Guardiola dhe Messi u takuan për katër vite, nga 2008 deri më 2012, ku ndërtuan një ekip që fitoi 14 tituj nga 19 të mundshëm./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.11.2022 13:27