Man United do të përballet në finale të Europa League kundër Villareal.
Arsenali ka barazuar 0-0 pa gola në shtëpi ndaj Villareal duke u eliminuar nga Europa League me spanjollët që sigurojnë finalen falë fitores 2-1 në Spanjë.
Ndërkohë, Man United u mposht 3-2 nga Roma, por anglezët fituan ndeshjen e parë 6-2 në Old Trafford.
Ndërkohë, finalja do të luhet më 26 maj në Gdansk të Polonisë. /albeu.com/