Ylli Limani mohon se do të konkurrojë për Eurovision-in, por ngriti dyshime se do bëhet edhe pjesë e BBV

Këngëtari Yll Limani ka publikuar së fundmi një status në rrjetet sociale, për të “sqaruar” disa gjëra. Si një nga këngëtarët më të përfolur dhe të talentuar, emri i tij është komentuar shpesh për pjesëmarrjen në “Festivali i Këngës.”

Mirëpo vetë Ylli i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet duke sqaruar një herë e mirë se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Këtë e konfirmoi përmes një fotoje në Instastory, ku mes të tjerash në listën e “gjërave të sigurta këtë vit”, shton edhe faktin që “Arbana Osmanin e ka zemër.”

Kjo e fundit është përgjigjur duke ripostuar foton e Yllit, krahas së cilës shkruan: “Edhe unë të dua shumë.” Kjo lë të hapura edhe dyshimet se këngëtari mund të bëhet pjesë e “Big Brother Vip Albania”, ku Arbana është moderatore, dhe pjesë e produksionit. Disa kohë më parë Ylli u pyet nëse do të futej në BBV, dhe u përgjigj duke thënë se “ka frikë se fiton.” Mbetet për t’u parë në këngëtari do t’i bashkohet shtëpisë së famshme.


Shtuar 14.10.2022 09:45