Një sasi prej 110 kilogramë kokainë 80% e pastër, me një vlerë tregtare 12 milionë euro, është sekuestruar nga ushtarakët e policisë financiare të Komandës Provinciale të Katanias.
Ata kanë vepruar së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Katanias.
Droga që vinte nga nga Amerika e Jugut u kap në një anije që transportonte fruta tropikale.
Ajo ishte fshehur në kontejnerë. Kanë qenë oficerët që me ndërhyrjen e reparteve të qenve antidrogë, kanë vënë re se njëri prej tyre kishte një saldim në dukje të çrregullt.
Më pas, me ndihmën e zjarrfikësve të Detashmentit të Portit, ata vazhduan me hapjen e pjesës ballore për të verifikuar nëse ishte bërë ndërhyrje, shkruan media italiane.
Brenda izolimit të kontejnerit frigorifer, u zbuluan 96 blloqe kokainë të pastër. Aktivitetet e mëpasshme të analizës bënë të mundur konstatimin e një përqindjeje shumë të lartë pastërtie mbi 80%.
Kjo është kapja më e madhe e drogës e kryer në portin e Katanias në luftën kundër trafikut të paligjshëm.