Pentagoni: Nuk ka asnjë tregues se Putini planifikon të lëshojë armë bërthamore

Pentagoni tha sot se ende nuk ka parë asnjë indikacion se Vladimir Putin po planifikon të lëshojë armë bërthamore, raporton Politico.

Ky reagim vjen pasi Joe Biden paralajmëroi për rrezikun e një “Armagedoni” bërthamor.

Nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare nga qeveria ruse ndaj komenteve të Presidentit Biden.

“Ai nuk bën shaka kur flet për përdorimin e armëve bërthamore taktike ose armëve biologjike ose kimike, sepse ushtria e tij mund të thoni se nuk ka performancë të konsiderueshme.”, tha Biden ndërsa bëri të qartë shqetësimet e tij se nëse armë të tilla do të vendoseshin, ato do të përshkallëzoheshin shpejt në një konflikt bërthamor botëror./albeu.com


Shtuar 7.10.2022 17:52