Të paktën 31 persona janë vrarë pasi një ish-oficer policie hapi zjarr në një qendër parashkollore për fëmijë në Tajlandë, thotë policia.
Personi i armatosur është ende i lirë pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit.
Policia thotë se mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur.
Sulmuesi qëlloi dhe goditi me thikë fëmijë dhe të rritur dhe tani është në arrati, tha policia. Motivi i sulmit është i paqartë.
Raportet në Tajlandë thonë se oficeri ishte shkarkuar së fundmi.
Policia thotë se ai u pa për herë të fundit duke ngarë një kamion të bardhë Toyota me katër dyer, me targa regjistrimi të Bangkok.
Një oficer i lartë i policisë në provincën Nong Bua Lamphu tha se 23 fëmijë ishin në mesin e viktimave, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla. Në vitin 2020, një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.
Mass #shooting at a #childcare centre in #Thailand’s northeastern province of Nong Bua Lam Phu. Initial reports indicate 38 people killed, mostly children.
Police have named a suspect, a 34-year Ex police officer.
He’s still on the run. #กราดยิง #กราดยิงหนองบัวลำภู pic.twitter.com/dfsfqebTUk— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) October 6, 2022