Vazhdojnë të bëjnë zhurmë fjalët e ashpra të Maurizio Sarri pas ndeshjes Lazio-Napoli në lidhje me drejtimin e ndeshjes dhe qëndrimin e përgjithshëm të arbitrave ndaj ekipit të tij.
Prokuroria Federale ka hapur një dosje hetimore për deklaratat e trajnerit.
“Prokuroria Federale ka hapur një dosje hetimore për deklaratat e trajnerit të Lazio, Maurizio Sarri pas ndeshjes Lazio-Napoli të shtunën, me akuza të rënda ndaj arbitrave”, thuhej në njoftim.
Në mënyrë të detajuar, pas ndeshjes Sarri kishte kritikuar ashpër drejtimin e ndeshjes nga Sozza. “Ose janë të pakta ose ka një zgjidhje më shqetësuese B”, deklaroi trajneri toskan, duke nënvizuar më pas qëndrimin “paragjykues të arbitrave ndaj Lazios në përgjithësi./ h.ll/albeu.com