“Plumbi” i fundit i CR7, portugezi ka vetëm një ekip ku mund të transferohet

“Napoli është plumbi i fundit i Cristiano Ronaldos ”, shkruan e përditshmja “Marca” ditën e sotme.

Gazeta e njohur, pavarësisht zërave të djeshëm të drejtorit sportiv Giuntoli , sqaron se pista blu për asin portugez nuk është zbehur fare dhe se Napoli tani përfaqëson shansin e fundit që ka në dispozicion për të luajtur Champions League edhe në vitin 2022- 23.

Jorge Mendes vazhdon të punojë për të, flitet për një huazim për një sezon. “Kur përfshihen Mendes dhe Ronaldo, gjithçka bëhet e mundur”, thotë burimi në fjalë duke e lënë ende të gjallë operacionin e  bujshëm merkato. / h.ll/albeu.com