Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 25-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht.
Sipas burimeve nga policia, ajo dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës – Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/