Shkak ishte flamuri, momenti kur turisti rus sulmon familjen ukrainase (VIDEO)

Një video po qarkullon në rrjet u shihet se një turist rus sulmon një familje ukrainse për shkak të flamurit të tyre që kishin me vete.

Mediat e Malit të Zi kanë njoftuar se ky nuk është rasti i vetëm pasi janë raportuar edhe më herët dhe se kanë pasur reagime të shumta në vend.

Aktivisti malazez Aleksandar Sasha Zekoviç, i ka bërë thirrje Drejtorisë së Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që të reagojnë urgjentisht.

Pamjet tregojnë gjithashtu se si një punonjës restoranti shtyn duke nxjerrë jashtë njerëzit e veshur me flamuj ukrainas.


Shtuar 1.08.2022 16:00