Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United dhe sipas The Athletic, portugezi ndër hipoteza të tjera po mendon rikthimin te Sportingu i Lisbonës, skuadra ku debutoi në futbollin profesionist.
Fakti që CR7 do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm mund të jetë një faktor themelor në zgjedhjes e tij, pasi e ka vënë si kusht që gjithmonë do të jetë pjesë e një ekipi që është pjesë e Champions League.
Ronaldo kurrë nuk ka luajtur në karrierën e tij në Europa League, e kërkon të thellojë akoma më shumë rekordet në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë që skuadra tjetër që duket me afër yllit portugez është Atletico Madrid./albeu.com