Shoqata e Transportit bën paraljmërimin: Do të rritet çmimi i biletës për urbanët

Unioni i Transportit publik ditv e sotme në një konferencë për mediat ka njoftuar se do të rrisë cmimmin e biletës në qoftë se institucionet shtetërore nuk ndërhynë.

Ata gjithashtu kanë theksuar se nuk do të japin as abone për muajin gusht.

Kjo mbyllje do të vijë si pasojë e mos ndërhyrjes së institucioneve shtetërore për miratimin e vendimit të subvencioneve për vijushmërinë e paketës anti-krizë ose në pamundësi të saj rritjen e çmimit të biletës.

Shoqata e Transportit paralajmëron se në rast mos reagimi operatorët nuk do të ofrojnë abone për muajin gusht 2022, duke shkuar në këtë formë drejt mbylljes totale./albeu.com

 


Shtuar 27.07.2022 11:42