Antony bëhet akoma më i pamundur për United, Ajax “dekurajon”  anglezët duke ngritur klauzolën në 100 milion euro

tony Ylli i Ajax, Antony, bëhet gjithjë e më i pamundur për skuadrën e Manchester United, bën të ditur gazeta holandeze Telegraaf.

Mësohet se Ajax ka ngritur klauzolën e lojtarit brazilian nga 80 milion euro në 100 milion, përfshirë edhe një bonus.

E gjitha kjo për të dekurajuar skuadrën e “Djajve të Kuq” dhe ish-trajnerin Ten Hag që po ndjek nga afër operacionin.

Operacioni ka qenë i ndërlikuar pasi Ajax ka larguar shumë lojtarë gjatë kësaj merkatoje dhe tanimë nuk ka dëshirë që të ndahet edhe nga një tjetër yll.

Kështu, nga Amsterdami ata do të përpiqen ta mbajnë Antony për një paktën edhe një sezon, megjithëse ai ka një kontratë deri në vitin 2025./albeu.com

Shtuar 27.07.2022 11:45