Sot po mbahet një seancë për propozimin francez në Maqedoninë e Veriut, në të cilën ka qenë e pranishme dhe ka folur edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.
Ajo u shpreh para deputetëve se Maqedonia e Veriut tani ka mundësinë për të qëndruar bashkë me BE-në. Por në momentin që ajo fliste, dikush i hodhi një pankartë dhe më pas nisën të fërshëllenin.
“Të falenderoj për këtë sjellje demokratike”, u shpreh Presidentja e KE.
Ajo theksoi më tej se i ka dëgjuar me kujdes shqetësimet për gjuhën, ndaj dhe shtoi se ajo nuk do të preket në procesin e heqjes së VETO-s. Kjo deklaratë ngriti në këmbë deputetët e maxhorancës, të cilët u shfaqën duke duartrokitur. Propozimi francez përbëhet nga dy dokumente të veçanta, konkluzionet e Këshillit të BE-së dhe korniza negociuese. Nëse Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez, do të duhet të nënshkruhet edhe protokolli dypalësh me Bullgarinë, ndërsa javën që vjen mbahet konferenca ndërqeveritare./albeu.com