Imazhet e publikuara sot nga Instituti Detar i Shteteve të Bashkuara, tregojnë se Rusia ka dislokuar sot “delfinët spiun” në tentativa për të mbrojtur bazën e saj në Detin e Zi.
Pamjet tregojnë se delfinët janë zhvendosur në portin e Sevastopolit të Krimesë.
Delfinët përdoren nga ushtria ruse për operacione ‘kundër-zhytës’. Gjitarët e stërvitur në Oceanoriumin e Shtetit të Krimesë thuhet se mund të luftojnë kundër zhytësve kundërshtarëm të mbajnë bomba dhe madje edhe të vendosin mina.
Rusia mori kontrollin e njësisë së delfinëve pasi aneksoi Krimenë në 2014.
Bashkimi Sovjetik filloi trajnimin e delfinëve ushtarakë në Sevastopol gati pesëdhjetë vjet më parë.
Porti është shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi dhe luftanijeve të shumta të vlefshme, duke përfshirë anijen Moskva para se të fundosej.
Raketat ukrainase nuk kanë rreze për të arritur objektivat e vendosura në Sevastopol, por Kievi mund të përdorë botën nëujore për të depërtuar në bazë. Fotot sugjerojnë se Rusia i zhvendosi delfinët në hyrje të Sevastopolit në fund të shkurtit, disa ditë përpara se të niste plotësisht agresionin më 24 shkurt./albeu.com