Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është shprehur se Moska është e gatshme për të bashkëpunuar me OKB-në, lidhur me evakuimin e civilëve në Ukrainë.
Komentet Lavrov i ka bërë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
‘’Qëllimet tona janë kryesisht mbrojtja e popullatës civile dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me kolegët tanë të OKB-së për të lehtësuar gjendjen e popullatës civile’’, tha Lavrov.
Ndërsa Gutteres konfirmoi se “mijëra civilë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare shpëtimtare” në qytet.
Ai propozoi gjithashtu bashkëpunim me Kryqin e Kuq për të mundësuar largimin e njerëzve të ngujuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol./albeu.com/