Le Parisien: Kontakti Conte-PSG, trajneri italian mund të largohet nga Tottenham

Antonio Conte mund të jetë trajneri i ardhshëm i Paris Saint-Germain.

Këtë e ka bërë të ditur Le Parisien, sipas të cilit italiani tashmë ua ka dhënë në dispozicion drejtuesve të klubit parizian.

Ish-trajneri i Interit dhe Juventusit do të ishte i bindur se do të “çlirohet” nga kontrata me Tottenhamin dhe do të kishte njoftuar tashmë se është gati të zërë vendin e Mauricio Pochettino, por duke e bërë të qartë se nuk është i gatshëm të punojë me Leonardon. /albeu.com/

 


Shtuar 22.04.2022 19:08