Kryqëzori i raketave të klasit ‘Slava’ Moskva ishte në shërbim për gati 40 vjet dhe tani po pushon në fund të Detit të Zi.
Përveçse është humbja më e madhe që nga Belgrano, ajo është gjithashtu aseti më i madh detar që është fundosur që nga Lufta e Dytë Botërore.
Dronët raportohet se janë përdorur për të sulmuar anijen dhe për të mbajtur mbrojtjen e saj ajrore të shpërqendruar përpara se raketat ukrainase të lëshoheshin nga një bateri e fshehur pranë Odesës.
Të paktën dy prej raketave kanë goditur anijen, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, raporton The Sun.
Sot Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se luftanija u mbyt teksa po tërhiqej në port në mot me stuhi. Mbytja ishte një goditje e re për fushatën ushtarake të Moskës, pasi ajo po përgatitej për sulme të reja në Ukrainën lindore dhe jugore, të cilat mund të përcaktojnë rezultatin e konfliktit.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët se mbi 500 anëtarë të ekuipazhit në bordin e kryqëzorit të raketave të epokës sovjetike u evakuuan pas shpërthimit të municioneve./albeu.com
The Ukrainian military has hit the Russian cruiser #Moskva by #Neptune #missiles, causing serious damage to the warship. Maksym Marchenko, the head of the #Odesa regional military administration, announced this on Telegram,
"It has been confirmed that the missile cruiser Moskva↘ pic.twitter.com/mIZxzIKrIf— Facts? (@factsdocs) April 14, 2022