“Të gjatin s’e beson njeri, ma bënë pas krahëve!”, Rama: Mos u habisni kur të më shihni te dera e SPAK me ndonjë prej veshi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se ndonjë ditë mund të shfaqet në SPAK prej veshi me ndonjë nga ata zyrtarë të PS që shkel ligjin.

Të gjatin nuk ia beson njeri kur thotë; ma bënë pas krahëve. Kush e beson? Se dukesh dhe si hajvan, dy metra..ca është kjo?! Mos u çudisni që të më shohin mua ndonjë ditë te dera e SPAK me ndonjë nga këta prej veshi. U në i zgjedh këta ministra, deputetë, jo në emirin tim. S’po flas për nivele të tjera që i zgjedhim dhe me drejtuesit e qarqeve, i zgjedhim në emër të atyre votuesve, të PS.”, tha Rama.


Shtuar 9.04.2022 14:41