Clarence Seedorf beson se Kylian Mbappe do të përshtatet në mënyrë të përsosur në Real Madrid, nëse ai do të transferohet nga Paris Saint-Germain në Santiago Bernabeu këtë verë.
Legjenda holandeze foli gjithashtu për pyetje të tjera kyçe në lidhje me Kupën e Botës përpara shortit të së premtes në një intervistë për “Radio MARCA”.
“Mbappe do të përshtatej në Real Madrid sepse të gjithë lojtarët e mëdhenj përshtaten në Real Madrid”, tha ai.
Seedorf deklaroi besimin e tij se nuk ka një favorit të qartë për Kupën e Botës të këtij viti.
“Shumë ekipe janë të barabarta. Ka shumë skuadra që mund të fitojnë Kupën e Botës, por shumë mund të ndodhin para fillimit të turneut dhe gjërat mund të ndryshojnë nga këtu deri në dhjetor,” tha ai.
46-vjeçari komentoi edhe stilin e lojës të zbatuar nga trajneri i Spanjës, Luis Enrique, teksa theksoi qasjen e tij të drejtpërdrejtë.
“Luis Enrique është një trajner që i ka pëlqyer gjithmonë ta çojë topin përpara pa shumë prekje”, tha ai.
Seedorf vazhdoi të vlerësoi sulmin e Francës dhe deklaroi se ata kanë përvojën e nevojshme për të fituar sërish Kupën e Botës, ashtu siç bënë katër vjet më parë në Rusi.
“Gjëja e mirë për Francën është se ata kanë një sulm shumë të fortë,” tha ai.
“Ata tashmë e kanë fituar Kupën e Botës në këtë mënyrë dhe ata e dinë se si ta bëjnë atë përsëri.”/ h.ll/albeu.com