Ditën e sotme banorët finalistë të shtëpisë së Big Brother VIP kanë diskutuar së bashku për tematika të ndrysme në oborrin e shtëpisë.
Beniada i ka pyetur djemtë nëse kanë menduar në ndonjë moment ta lënë lojën e “Big Brother VIP.
Ajo që i ka habitur të gjithë është përgjigja e Donaldit, i cili ka thënë se e ka çuar në mendje, por nuk e ka lënë egoja.
“Unë e kam thënë një herë, ndoshta ka qenë gabim që e kam futur. Po, po s’të lë egoja”, u shpreh aktori i humorit.
Nga ana tjetër Iliri tha: “Ai s’doli nga kutia jo të dalë nga shtëpia”.
Kujtojmë që më 18 shkurt është finalja e madhe e spektaklit, ku do të zgjidhet fituesi mes Beniadës, Einxhelit, Donaldit dhe Ilirit./albeu.com/
View this post on Instagram