Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Antonelës dhe Atdheut. Dyshja u shfaqën shumë komodë dhe të afërt me njëri-tjetrin, mirëpo sipas Sindit kjo është e gjitha një show.
Konkurrentja hodhi kunja ndaj tyre, duke u shprehur se ata u shfaqën shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, kur dy javë më parë ç’nuk i thanë njëri-tjetrit.
“Më duket pak e habitshme se si dy njerëz që para dy javëve ishin betuar për njëri-tjetrin, sot shfaqen shumë të dashuruar para kamerave. Unë mbaj mend skenën e shëmtuar që u krijua atëherë, ku Antonela ngriti akuza kundër Atdheut për feminizëm, të ofendoi zhgarravinë, të quajti mashkull që e kishe puthur me zor. Janë gjëra shumë të çuditshme këto që ndodhin dy javë më pas, totalisht të harruara, totalisht të falura”, tha Sindi.
View this post on Instagram