Një shpërthim ka tronditur zonën e Xhamllikut në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune. Ngjarja u shënua rreth orës 03:00 në rrugën “Sadik Petrela”, ku në derën e një banese në katin e parë ishte vendosur një sasi lënde plasëse.
Shpërthimi nuk shkaktoi të lënduar, ndërsa zhurma e fuqishme alarmoi banorët e zonës dhe i zgjoi ata nga gjumi.
Të lidhura
None found
Pronarja e banesës është pyetur nga grupi hetimor. Gjatë dëshmisë, ajo ka thënë se nuk e di se kush mund të jetë përgjegjës për ngjarjen dhe se nuk ka dyshime konkrete për ndonjë person.
Sipas të dhënave paraprake, gruaja është e divorcuar prej disa vitesh dhe jetonte në banesë me djalin dhe vajzën e saj.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar autorin dhe për të përcaktuar motivin e vendosjes së lëndës plasëse.







