SPAK ka zbarkuar në zyrat e redaksisë së “Lapsi.al”, e cila zbuloi skandalin me përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve. Ata do të sekuestrojnë serverat e redaksisë, në kuadër të hetimeve të nisura në lidhje me këtë ngjarje.
Ky aksion i SPAK vjen tre ditë pasi Lapsi.al publikoi investigimin në lidhje me databes-n që po përdorte të dhënat e qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Kujtojmë se Rilindja është përpjekur të krijojë një sistem të dhënash për rreth 910 mijë votues të Tiranës, qytet i cili ka edhe pjesën e “luanit” në zgjedhjet e 25 prillit.
Në fotot e publikuara dukeshin të dhënat si: Numri i telefonit, numri i kartës së identitetit, numri i qendrës së votimit, vendi i punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim i përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës.
Të dhënat janë siguruar nga e-Albania.