Blindohet Mamurrasi, autorët i plagosën policët nga makina dhe u larguan me shpejtësi skëterrë

De efektivët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj në Mamurras janë plagosur nga dy persona që po lëviznin me makinë.

Dyshohet se ata janë persona që janë shoqëruar më herët nga policia.  Autoret e plagosjes së dyfishtë është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Drejt Mamurrasit janë nisur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu bashkë me drejtorin e departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj.

Ndërkohë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes në ndihmë të policisë së Mamurrasit kanë shkuar edhe grupet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorise.

 

 


Shtuar 13.04.2021 15:36